Policia greke ka zbuluar një impiant të plotë të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe ka arrestuar dy shtetas të huaj, mes tyre një shqiptar.
Identiteti i personave të vënë në pranga nuk bëhet me dije nga raportimet e mediave helene.
Impianti funksiononte që prej dy vjetësh në një banesë përdhese në zonën Kalithea të Athinës.
U sekuestruan 470 fidanë kanabisi me gjatësi normale, që kultivoheshin me metodën e serës. Policia thotë se vlera monetare që do të përfitonin pas kryerjes së gjithë ciklit, është më shumë se 350.000 euro.