Që prej fillimit kur u ndërtua, By Passi në hyrje të qytetit të Shkodrës vijon të dëmtohet. Përgjatë gjithë këtij aksi ka dëmtime të barrierave mbrojtëse të cilat janë shkaktuar nga aksidentet.
Një pjesë e tyre janë akoma aty të dëmtuara ndërsa të tjerat janë hequr plotësisht. Për këmbësoret dhe përdoruesit e biçikletave lëvizja në këtë aks është e pasigurtë. Ata tregojnë se ndonëse kalojnë në trotuar sërish lëvizin me frikë nga ndonjë aksident i mundshëm.
Ndonëse dëmtimi i këtij segmenti të By Pass-it është i konsiderueshëm sërish deri më tani askush nuk është vënë para përgjegjësisë.