Një aksident i rënë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Policia e Kosovës bën me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi 45-vjeçar.

Njoftimi:

Ju njoftojme se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes”, njofton Policia. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura)”, thuhet në njoftim. Drejtuesi i kamionit nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve trupore. Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka nderruar jetë”, thuhet në njofton.

Artikulli paraprakNGA VIZITA NË UKRAINË TEK KONFERENCA ANTIKORRUPSION, RAMA PUBLIKON FOTOALBUMIN E JAVËS
Artikulli tjetërNJË DITË PARA MBLEDHJES SË DY QEVERIVE, RAMA BËN PREMTIMIN E MADH PËR QYTETARËT E KOSOVËS