Një 59-vjeçar i dehur, që ishte duke drejtuar me shpejtësi makinën tip “Ford Fokus” përplasi 3 makina në afërsi të gjykatës. Përplasja ka qenë e fortë duke sjellë edhe përfshirjen e makinave të tjerave.
Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar edhe qarkullimi në njërin krah, në aksin e vetëm që përshkon qytetin e Beratit. Për fat të mirë nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Ekspertët e policisë rrugore i bënë 59-vjeçarit Lavdi Çuçka testin e alkoolit nga ku rezultoi se ka qenë në gjendje të dehur, rreth 1 mg/litër. Menjëherë pas testit të alkoolit,policia ka ndaluar shoferin.