Nuk ka kaluar pa shqetësime nata e ndërrimit të viteve në kryeqytet. Shoferët e dehur kanë qenë më problematikët. Siç bëhet e ditur, njëri prej tyre i ka ikur policisë dhe më pas ka nisur një ndjekje si nëpër filma.
Shoferi i dehur është kapur disa kilometra pasi policia i ishte vënë pas. ‘Nën efektin e alkoolit si bindet urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar, por kapet në rrugën e Rinasit pas ndjekjes nga Policia Rrugore.
Personi shoqërohet për në Komisariat për akuzën e ‘kundërshtim të punonjësit të Policisë, por i kërkuar edhe për një ngjarje ku ka dhunuar një shtetase’, bën të ditur policia.