Shoferi i cili u arrestua në Essex për transportimin e 39 trupave të pajetë pranoi sot akuzat për trafikimin e qenieve njerëzore.

Maurice Robinson pranoi se merrte shuma të mëdha për t’i transportuar për në Britani. Sipas hetimeve ai e ushtronte këtë aktivitet kriminal prej më shumë se një viti, në 1 maj 2018.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, 25 vjeçari u përball vetëm me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe jo të vrasjes së tyre.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet në datë 13 dhjetor.

Trupat e 39 personave u gjetën në një kamion në Essex, Britani në 23 tetor.
Shoferi i kamionit, 25-vjeçari nga Irlanda Veriore, u arrestua me dyshimin për vrasjen e tyre.

Viktimat janë me origjinë Vietnameze ku ndër to ishin dhe fëmijë.
Kamioni vinte nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead, Anglesey.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE TË MOSHUARIN
Artikulli tjetërROJA BREGDETARE SHPËTON 149 EMIGRANTË NË DET