Një vajzë 21-vjeçare e cila drejtonte mjetin në gjendje të dehur, është aksidentuar me një tjetër automjet. Pas aksidentit, ajo është larguar në vendngjarje, ku është drejtuar për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se u arrestua në flagrancë Xh. T., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04. 11. 2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, M. P.,
duke drejtuar mjetin tip “Dacia”, është përplasur me mjetin tip “Smart”, të drejtuar në gjendje të dehur nga Xh. T., e cila ka lënë mjetin në vendin e ngjarjes dhe është larguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasja Xh. T., vjeçe 21, banuese në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
për shtetasin M. P., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi më datë 04. 11. 2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, M. P., duke drejtuar mjetin tip ”Dacia”, është përplasur me mjetin tip “Smart”, të drejtuar në gjendje të dehur nga Xh. T.,
e cila ka lënë mjetin në vendin e ngjarjes dhe është larguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.