Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua me një fjalë të pranishmëve gjatë takimit për 26 vjetorin e themelimit të gazetës së parë opozitare Rilindja Demokratike.

Duke shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë punonjësit e medias, Basha tha se ishte i hapur edhe ndaj mediave kritike të opozitës. Ai kërkoi mediave që të angazhohen bashkërisht për zgjedhje të lira dhe ndershme. Basha: Dua t’i bëj thirrje mediave të vendit përfshirë mediat kritike me opozitës, të bashkohemi sot për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të luftojmë së bashku për të zhdukur njëherë e mirë blerjen e votës. Dua ta pohoj para jush; prej të vërtetës ekzistojmë dhe prej asaj do të fitojmë. Kam qenë dhe jam kurdoherë i hapur me mediat dhe bashkëpunues. Misioni im e përfshin këtë dimension. Refuzimi i kritikës është refuzim i vet idesë së ndryshimit. Kjo është një nga pikat ku unë dua të bëj ndryshim.

Basha tha se mbështet çdo përpjekje për ruajtjen e pavarësisë së medias. Ai e konsideroi 5 janarin si ditën e shtypit të lirë në Shqipëri.

Artikulli paraprakUEFA ZBULON SKUADRËN MË TË MIRË TË VITIT 2016
Artikulli tjetërE GJITHË BOTA PA INTERNET PËR 24 ORË