AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE DEKLARON SE GJYSMA E NXËNËSVE NËN NIVELIN MESATAR. Është shokues rezultati që ka arritur të nxjerrë Agjencia Kombëtare e Provimeve pasi ka testuar nxënësit e klasave të treta, të katërta dhe të pesta në vend.

Sipas raportit të publikuar nga AKP-ja më shumë se gjysma e nxënësve të klasave të treta të katërta e të pesta që i janë nënshtruar këtij testi rezulton se nuk dinë të shkruajnë e të zgjidhin probleme matematikore. Konkretisht të ndarë sipas klasave respektive rezulton se:Nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt në masën 25% kanë vështirësi të theksuara në marrjen e notës kaluese për shkak se nuk dinë të lexojnë në gjuhë dhe si pasojë e kësaj nuk mund as të kuptojnë drejt pyetjet e matematikës.Sipas AKP shifra e atyre që kanë marrë pikët maksimale është e ulët, po të kemi parasysh se qëllimi i lëndës së gjuhës shqipe është që t’i aftësojë nxënësit të formojnë dhe të shprehin idetë e tyre në lidhje me tema të caktuara dhe jo thjesht të mbartin disa aftësi mekanikeqë shfaqen vetëm në zgjidhje ushtrimesh, sipas një mënyre të mësuar përmendësh.Sipas rezultateve të përgjithsme të testit AKP-ja ka vlerësuar se nxënësit e kësaj grupmoshe janë të aftë të dallojnë fjalinë dhe llojet e saj. Një pjesë e konsiderueshme e nxënesve dinë të krijojnë fali, të identifikojnë informacioni e duhur në tekst, të gjejnë cilësi të personazheve, të gjejnë kryefjalën. Përsa i përket matematikës nxënësit kanë informacion për kryerjen e veprimeve si mbledhje, zbritje, shumëzim, rrumbullakosin dhe shkruajnë numrat me fjalë. Në lëndën e diturisë së natyrës nxënësit munden të dallojnë njësitë bazë të matjeve, të dallojnë objektet në varësi të lëndës që i përbën ata.

STAR PLUS TV

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/YMujZn1nF4o” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

www.starplus-tv.com

Artikulli paraprakTESTIMI I MJEKËVE NË FOKUSIN E “TONIGHT”
Artikulli tjetërSHKARKIMET POLITIKE, REAGOJNË PRINDËRIT NË RRANXA