Shoqata ‘2 prilli’ kundër emërimit të Ruçit në krye të Kuvendit

Emërimi i Gramoz Ruçit në krye të parlamentit ka sjellë reagimin e shoqatës “2 prilli”. Kryetari i saj Brahim Bilali thote se partia e shperbleu për 25 vite në detyrë sekretarin e saj, duke dhënë mesazhin se komunistët janë ende në udhëheqjen e vendit. Bilali shprehet se tashmë ka humbur çdo shpresë se mund të ketë drejtësi për vrasjet e masakrës së 2 prillit 1991, ndërsa për këtë fajëson edhe Partinë Demokratike e cila sipas tyre nuk bëri asgjë kur ishte në pushtet Familjarët e 4 personave të vrarë gjatë demostratës së 2 prillit dhe shoqata kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi duke bërë përgjegjës Ministrinë e Punëve të Brendshme si urdhërues të veprimeve gjatë demostratës, ku ministër i kohës ishte Gramoz Ruçi.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META DEKRETON SHEFIN E RI TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FA
Artikulli tjetërFAMILJA SHQIPTARE SHKON ME PUSHIME, VDES 60 VJECARI