Malësia e Madhe është një ndër zonat me numrin me të lartë të turistëve në Shqipëri, ku çdo vit shtetas të huaj u drejtohen bjeshkëve e alpeve për shijuar bukuritë e radha që ndodhen atje.
Në kuadër të zhvillimit të turizmit, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, ka pritur në një vizitë zyrtare një grup nga Shoqata e Alpinistëve të Austrisë. Gjatë këtii takimi ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj dhe Konsulli i Nderit në Austri, Gjergj Leqejza,, austriakët shprehen interes për të investuar në Malësi të Madhe. Dy nga projektet konkrete për të cilat ata kërkuan mbështetje janë ndërtimi i një shtëpie alpine dhe krijimi i një harte satelitore për të mundusuar një orientim dixhital të turistëve në këto zona. Në përfundim të këtij takimi, profesori pranë Institutit të Gjeologjisë, Kujtim Onuzi, tha se projekti më i rëndësishëm i Shoqatës Alpine Austriake në bashkëpunim me atë homologe shqiptare, është ndërtimi i shtëpisë alpine për zhvillimin e sporteve të këtij lloji. Rrethi i Malësisë së Madhe ka një sipërfaqe prej 897 km² dhe ndër zonat e njohura për turizëm janë Reçi, Razma, Thethi, Tamara, Kelmendi, Boga etj.