Shoqata e Artizanëve dhe Zejeve ka hapur në pedonalen “Kolë Idromeno” panairin e Shën Valentinit. Kryetari Zef Gjini tregon se panairi do të jetë I hapur për tre ditë ndërsa bën me dije se kësaj here artizanët kanë sjellë punime që I përshtaten atmosferës së festës së të dashuruarve.
Ndërkohë, Zef Gjini bën me dije se ka firmosur edhe marrëveshjen me bashkinë Shkodër për planin e aktiviteteve gjatë këtij viti.
Panairi I Shën Valentinit do të jetë I hapur edhe në datat 13 dhe 14 shkurt në pedonalen “Kolë Idromeno”. Ndërsa artizanët pjesëmarrës në panair janë jo vetëm nga qyteti I Shkodrës, por edhe qytete të tjera të vendit.