Në shoqatën e artizanëve dhe zejtarëve në Shkodër po rritet çdo ditë numri I anëtarësimeve të artizanëve të rinj. Këtë gjë e ka bërë të ditur Zef Gjini, kryetar I kësaj shoqate në panairin e hapur këtë të premte në qytetin e Shkodrës. Ai thekson se anëtarësimet e reja kanë sjellë një frymë të re në shoqatë pasi janë profesione të cilat nuk kanë qenë shumë të përhapura më herët.
Kryetari Zef Gjini I bën thirrje artizanëve të rinj që të anëtarësohen në shoqatë, pasi mund të përfitojnë certifikime, promovime por edhe lehtësira të tjera për biznesin e tyre.
Panairi do të jetë I hapur ditën e premte dhe të shtunë. Ndërkohë, kanë nisur përgatitjet për muajin tetor ku do të organizohet panairi me prodhimet e njësive administrative