Kur kane mbetur edhe pak dite nga nisja e sezonit turistik Shoqata e Bashkive te Shqiperise se bashku me Bashkine e Shkodres kane ndermarre nje nisem sensibilizuese per pastrimin e plazhit te Velipojes.

Kesaj nisme vullnetare, pervecse te rinjeve te Velipojes I eshte bashkuar edhe kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi, njeheresh edhe kryetare e Shoqates se Bashkive te Shqiperise. Ne fjalen e saj kryetarja Ademi teksa u shpreh se plazhi I Velipojes eshte nje nder plazhet me te mira ne shqiperi, ajo theksoj se ne mbajtjen paster te mjedisit duhet te jemi te gjithe bashke. Nderkohe drejtori ekzekutiv i Shoqates se Bashkive te Shqiperise Agron Haxhimali teksa e cilesoj nje shembull per tu ndjekur pjesmarrjen e kryetares Ademi ne kete nisme ai bere te ditur se bashkia Shkoder do te jete lider e nje projekti te rendesishem rajonal te vijes bregdetare. Ky eshte nje projekt nderrajonal ku nen moton “Pastro qytetin vendin dhe rajonin”, Shoqata e Bashkive te Shqiperise synon te kontribuoje jo vetem ne pastrimin e zonave turistike por mbi te gjithe te rris sensibilizimin tek qytetaret per te mbajtur sa me paster mjedisin.

Artikulli paraprakTRAFIKU NDËRKOMBËTAR I DROGËS, 31 URDHËR ARRESTE PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërLISTA E BARNAVE TË RIMBURSUESHME, OSJA: SHTIM ME 49 BARNA TË PARA