Shoqata e Bashkive të Shqipërise vlerson raportin e monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, pjese e Keshillit te Europes dhe gjetjet e grupit të raporterëve në lidhje me situatën e pushtetit vendor në Shqipëri.
Nje grup raporteresh te KiE te drejtuar nga holandezi Jos Wienen, zëvendës President i Komitetit te Monitorimit në Kongres zhvilluan në muajin Shkurt një mision fakt-mbledhës në Shqiperi në lidhje me situaten e reformës territoriale administrative dhe post-efektin e zgjedhjeve lokale të Qershorit 2015. Rapoterët shprehen shqetësimet e tyre – ashtu si Shoqata e Bashkive ka bërë prej muajsh – mbi mënyrën sesi reforma territoriale po implementohet. Në raportin e tyre ata e konsiderojne këtë reformë konfuze për kryetaret e rinj të bashkive, duke theksuar çorientintimin e tyre mbi kompetencat e reja që marrin dhe strukturat që duhet të krijojne. Në raport theksi vihet tek mungesa e fondeve nga ana e qeverisë për të mbeshtetur nevojat e bashkive të reja. Po kështu raporteret e KiE e konsiderojnë mekanizmin e ndarjes së granteve për pushtetin lokal si të kontrolluar nga qeveria dhe politikisht të njëanshëm në ndarjen e fondeve për njësitë e pushtetit vendor. Ky shqetësim është në linjë me shqetësimet e Shoqatës së Bashkive e cila ka denoncuar “Fondin Rajonal te Zhvillimit” së është një strukture e politizuar duke diskriminuar financimin me projekte të bashkive që drejtohen nga perfaqesuesit e opozitës. Shoqata e Bashkive të Shqipërisē uron dhe dëshiron që qeveria shqiptare të reflektojë ndaj raportit të Këshillit të Europës dhe të jetë bashkëpunuese me përfaqësuesit e bashkive për implementimin e reformës territoriale dhe sfidave që ajo sjell.