GJUETARËT KËRKOJNË QË TË HIQET MORATORIUMI QË NDAL TOTALISHT GJUETINË. Shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” ka nisur kampionatin e qitjes me piatel për Qarkun Shkodër në pikën turistike të Shirokës.

Gjatë këtij aktiviteti sekretari i përgjithshëm I federatës së gjuetarëve Themi Perri tha se moratorium 2-vjeçar që ndal gjuetinë nuk është i drejtë. Edhe kryetari i shoqatës “Jakup Bajri”, Zyhdi Mustafa tha se gjuetia e paligjshme nga persona të papapërgjshëm ka vijuar pavarësisht moratoriumit. Sekretari i shoqatës “Jakup Bajri” u shpreh se ka hapësira në ligj ku gjuetarët mund të gjuajnë. Shoqata e gjuetarëve në Shkodër rregullisht ka kundërshtuar moratoriumit e Ministrisë së Mjedisit që ndal totalisht gjuetinë por që asnjëherë nuk është marrë në konsideratë gjë e cila ka sjellë edhe reagimet e shoqatës “Jakup Bajri”.

Artikulli paraprakI JEPET TITULLI “QYTETAR NDERI” DR.FIQIRET BUSHATIT
Artikulli tjetërPËRMBYLLEN AKTIVITETET PËR 100 VJETORIN E ÇANAKALASË