Shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” Shkodër nuk është e kënaqur me ministrinë e mjedisit dhe atë te brendshme edhe pas firmosjes se aktmarrëveshjeve te ndryshme.Sekretari Xhabir Mehmeti siguron se federata qe përfaqëson i ka plotësuar te gjitha pikat e kërkuara ndërsa 2 ministritë kane lëne shume për te dëshiruar duke mos treguar korrektësi.Mehmeti nënvizon se zëri do te vazhdoje te ngrihet tek instancat shtetërore për te kërkuar te drejtat e gjuetareve.
Shoqata e gjuetareve “Jakup Bajri” ka pasur një numër prej 800 anëtaresh deri para ndalimit te gjuetisë se shpendëve ndërsa me vendosjen e moratoriumit ndërsa numri aktual ka zbritur ne 300.Shoqata e gjuetareve ne Shkodër, është e para ne vend e cila ka dal shpesh-here kundër vendimeve te qeverise.Sekretari i kësaj Shoqate, Xhabir Mehmeti, thotë se ish-drejtues te larte te Ministrisë se Mjedisit, ne te shkuarën kane luftuar ndaj tyre dhe Shoqatave te ligjshme ne përgjithsi , duke ndihmuar qartazi shoqëri te panjohura qe vinin nga vendet e huaja.