Para dhe tetraplegjikët e Shkodrës akoma vijojnë të mos trajtohen me pagesën e plotë sipas parashikimeve ligjore, pavarësisht se shoqata ka kërkuar disa herë zbatim.

Mosrespektimi i pagesave që nga viti 2005 ka akumuluar një shumë prej 2.2 milionë lekësh të vjetra për çdo invalid, ndërsa drejtuesja e shoqatës bën thirrje që secili prej anëtarëve t’i drejtohet institucioneve për të kërkuar të drejtat e tij. Ndou shfaq edhe mjaft problematika të tjera për mungesën e hapësirave dhe vështirësitë që kanë para dhe tetraplegjikët. Mungesa e hapësirave të posaçme dhe mosrespektimi i të drejtës për transport urban falas janë disa nga problematikat me të cilat përballen çdo ditë para dhe tetraplegjikët.

Artikulli paraprakPRILL-MAJ, NDALOHET GJUETIA E PESHKIMIT
Artikulli tjetërZOGAJ, ZONA TURISTIKE MË NJË RRUGË TEJET TË NGUSHTË