Personat para dhe tetraplegjike ne Shkodër prej kohesh nuk po marrin kempet që me të drejtën e ligjit u takon.

Kryetarja e shoqatës, Gjina Ndou thekson si shkak kryesor të kësaj problematike korrupsionin që kryhet nga institucionet përgjegjëse çka I detyron këta persona të sorollaten gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, akoma vijojnë të mos trajtohen me pagesën e plotë sipas parashikimeve ligjore, pavarësisht se shoqata ka kërkuar disa herë zbatim.

Mosrespektimi i pagesave që nga viti 2005 ka akumuluar një shumë prej 2.2 milionë lekësh të vjetra për çdo invalid, ndërsa drejtuesja e shoqatës bën thirrje që secili prej anëtarëve t’i drejtohet institucioneve për të kërkuar të drejtat e tij.

Problematikat për këto persona nuk kanë të sosur. Mungesa e hapësirave të përshtatshme për to është mjaft shqetsuese.

 

 

Artikulli paraprakGJYKATA ADMINISTRATIVE ZVARRIT ÇËSHTJET!
Artikulli tjetërPOLICIA RRUGORE VIJON KONTROLLET