Shoqata e ish te perndjekurve ne Shkoder ka realizuar nje tur vizitash ne shtetin fqinj te Malit te Zi aty ku prej shekujsh ndodhen trevat shqiptare me tradita te forta historike dhe kulturore.
Me ne krye anetarin e keshillit bashkiak Filip Guraziu vizitoret u njohen me traditen e bukur qe percjell si nga ana historike dhe ajo shpirterore shtepia muze e patriotit te madh qe ngriti flamurin shqiptar Dede Gjon Luli. Luigj Camaj kreu i shoqates jo qeveritare “Labeatet” I njohu te pranishmit me vlerat e papershkrueshme qe percjell objekti historik.
HISTORIA E MALESISË, NJË MARGARITAR I ÇMUAR SHQIPTAR
Me pas shoqata e ish te perndjekurve u njoh nga afer me shtepine muze te studiuesit dhe atdhetarit te njohur Shtjefen Ivezaj.
E ndodhur ne fshatin Bardhaj te Hotit ne Mal te zi Muzeu Etnografik i Malësisë, i pari dhe i vetëm në Malësi, themelues i të cilit është z. Shtjefën Ivezaj, kremtoi pak kohe me pare 13 vjetorin e ekzistencës se tij ne keto treva. Pikërisht ne vitin 2003, Shtjefën Ivezaj vendosi që shtëpinë e tij familjare në Lekaj ta shndërroje në Muze të Malësisë. Që nga ajo kohe ai dhe bashkëshortja e tij jetojnë në ballkonin e shtëpisë, sakrifice kjo e radhë!