Shoqata e të verbërve në Shkodër ka denoncuar gjatë kësaj të enjte Bashkinë Shkodër, për prishje të ambienteve te zyrës së tyre.
Deklarata është bërë nga Kryetari i kësaj shoqate Ndoc Bjeshka, i cili se bashku me disa persona të tjerë të shoqatës është mbajtur për dy orë në policinë e Shkodrës. Në një intervistë për Star Plus, Bjeshka ka rrëfyer atë çfarë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e zyrës.
Nga ana tjetër, Bjeshka se kjo godinë ka qenë e lëshuar nga vetë Bashkia Shkodër për të kryer funksionet dhe takimet e shoqatës së të verbërve.
Behet fjale për pallatin 5 katesh, pranë ish Fototekës Marubi, pallat i cili tashmë është përfshirë në rikonstruksion të plotë për hartimin e projektit për transformimin e këtij objekti në qendër rinore për Shkodrën