3 dhjetori shënon ditën botërore të personave me aftësi ndryshe. Saimir Beqiri, kryetar i shoqatës së personave para dhe tetraplegjik i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë pensionet që përfitojnë personat me aftësi të kufizuar pasi sipas tij nuk mjaftojnë as për përballimin e shpenzimeve bazë.
Bllokimi i vendparkimeve të posatçme për para dhe tetraplegjikët është një tjetër shqetësim shprehet kryetari i kësaj shoqate.
Në Shkodër janë mbi 400 persona që janë pjesë e shoqatës së personave para dhe tetraplegjik të cilët përballen me probleme të shumta kryesisht sa i takon infrastrukturës rrugore dhe mungesës së rampave por edhe probleme të tjera sociale.