Shoqata e Transportit Urban Qytetas ka kërkuar takim me institucionet vendore dhe qendrore për të diskutuar rreth problematikave që po hasin. Në një letër për kryeministrin Edi Rama thonë se kanë vështirësi në operim për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe pjesëve të këmbimit për mirëmbajtjen e automjeteve.

Problematikat që po has transporti sipas tyre:

1. Veprimtarinë dhe shërbimin e ofruar

2. Vështirësitë në operim

3. Mungesën e kompesimit të vazhdueshëm në ndihmë të operatorëve

4. Pamjaftueshmërinë e organeve kompetente

5. Vështirësi me çmimet e larta të naftës në treg dhe pjesëve të këmbimit të nevojshme për mirëmbajtjen e mjeteve

6. Vështirësitë në mbajtjen e punonjësve dhe mbështetjen e stafit në këtë sektor

7. Vështirësi mbi operimin optimal dhe shërbimin me cilësi të lartë.

Artikulli paraprakZGJEDHJET VENDORE, BALLA: NUK U ARRIT DAKORDËSIA ME OPOZITËN, S’KA NDRYSHIME! MË 14 MAJ VOTOHET MË 61 BASHKI
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 07.11.2022