Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini I ka paguar gjobën prej 300 euro, atletit shqiptar Irfan Domnorit, i cili u dënua nga autoritetet e Malit të Zi pasi valëviti flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë.
Ky gjest human nga ana e tyre tregon mbështetjen e madhe të shqiptarëve ndaj maratonomakut 64-vjeçar.
Ai gjithashtu u dënua edhe me një muaj dëbim nga Mali i Zi për shkak të gjesit, që sipas tyre tregonte provokonte qytetarët.
Në Ostro të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Ulqini, Shkodra, Tuzi apo dhe më gjerë.
Lajmi fillimisht u bë i ditur nga mediat e vendit fqinj të cilat përmes komunikatës zyrtare të policisë, ku lidhur me rastin nuk pati asnjë reagim nga institucionet e shtetit shqiptar, ndërkohë që Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës.
Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pas një aksidenti, ku mjekët shqiptarë dhe ata të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit.
Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.Irfan Domnori gjithashtu është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së Bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini.