Rreth 90 % e resurseve peshkore nё  Liqenin e Shkodres janё drejt zhdukjes si pasojё  e gjuetisё  me korent dhe me lёndё  plasёse.

Kёtё  e pohon për Star Plus Kreu I Shoqatёs Shqiptare tё  Menaxhimit dhe Peshkimit Ali Harusha. Ndёr tё tjera Harusha ka hedhur akuza ndaj organizmave dhe institucioneve qё menaxhojnё kёtё liqen pёr abuzim me fondet e ardhura tё cilat janё pёrvetёsuar pёr interesa personale tё individёve tё caktuar. Gjuetia e paligjshme bёhet kryesisht me gjenerator jo vetёm natёn por edhe gjatё ditёs gjё  qё ёshtё konstatuar nga vetё anёtarёt e shoqatёs. Ky fenomen i ka fillesat nё fillim tё viteve 90’ dhe erdhi duke u bёrё mё i prehtё gjatё viteve nё vazhdim dhe se nuk do zhduket deri nё momentin qё shteti tё ndёrhyjё jo vetёm me vendime por edhe me masa konkrete.Shoqatat dhe specialistёt kanё arritur nё pёrfundimin se ky lloj peshkimi I bёrё pёr vite me radhё ka dёmtuar ndjeshёm rezervat e peshkut nё kёtё liqen.

Artikulli paraprakPROKURORIA HETIME EDHE PËR PJESËT E GJETURA TË HELIKOPTERIT
Artikulli tjetër5 VJET MORATORIUM, REAGON SHOQATA E GJUETARËVE