Fuqizmi i komunitetit të Fushë-Arrëzit dhe zonave të veriut nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, sipermarrjes dhe sensibilizimit, shërbimeve komunitare, mbrojtjes së mjedisit dhe avokimit etj.
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN) ka vazhduar zbatimin e Projektit “Fuqizimi i Grave të Pafavorizuara në Fushë-Arrëz nëpërmjet Sipërmarrjes Sociale në Industrinë e Bimeve Mjekësore (PROSPERITET)’’ pjese e programit “TWIST – Drejt një modeli të ri të sipërmarrjes sociale për pasuritë e konfiskuara në Shqipëri’’ i cili Bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Libera Contro le Mafie, Partners Albania for Change and Development, Bashkia Tiranë.
Ky projekt ka objektit të përgjithshëm: Të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të grave të pafavorizuara në Fushë-Arrëz nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve në industrinë e bimëve mjekësore dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.
Në projektin “Fuqizimi i grave të pafavorizuara në Fushë-Arrëz përmes sipërmarrjes sociale në industrinë e bimëve mjekësore” (PROSPERITI) janë përfshirë gratë e pafavorizuara në Fushë-Arrëz të veja, viktima të dhunës, të divorcuara dhe/ose të papuna për një kohë të gjatë. Këto gra do të përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti, së bashku me familjet e tyre. Projekti synon të mbështesë fuqizimin ekonomik dhe përfshirjen sociale të mbi 80 grave të pafavorizuara dhe familjeve të tyre, nga të cilat 70 gra do të trajnohen në mbledhjen e bimëve dhe 10 gra do të trajnohen në përpunimin në depo të produkteve bimore dhe për të krijuar mundësi punësimi për të paktën 5 gra.
AKTIVITETET E ZHVILLUARA GJATË KËSAJ PËRIUDHE:
3 – “Programi i trajnimit për menaxhimin e sipërmarrjes dhe produkteve”. Pas trajnimit të për bimet mjeksore, eksperti mentor i ndërmarrjes sociale ka ofruar 10 ditë trajnim për menaxhimin e sipermarrrjes dhe produkteve për 10 gra të pafavorizuara. Qëllimi i aktiviteti ishte t’i trajnojë ata se si të menaxhojnë një sipermarrje dhe një produkt. Programi i trajnimit për menaxhimin e sipermarrjeve dhe produkteve ju ka siguruar grave të pafavorizuara aftësitë e nevojshme për të punuar në ndërmarrje sociale si menaxhere magazine dhe produkti.
4 – “Promovimi i Ndërmarrjes Sociale”. Për të promovuar produktet dhe shërbimet e ndërmarrjes sociale është organizuar një event degustimi me pjesëmarrje nga Bashkia Fushë-Arrëz, Bizneset, Insitucionet, komuniteti gratë dhe vajzat. Në këtë event më shumë se 50 produkte të bimeve mjeksore u ekspozuan në stenda dhe pjesëmarrësit paten mundesi ti provoin disa prej tyre. dhe do të publikohet një raport projekti. Gjithashtu nje interviste eshte dhene nga stafi I QSNNN duke pershkruar te gjithe pune e sipermarrjes oscialne ne media. Nga 01.02.2024 QSNNN ka marr statushin e Ndermarrjes Sociale nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale. Gjate kesaj kohe kemi marr pjese ne nje panair kombetar dhe disa panaire te tjera panaire duke promovuar produktet e bimeve mjeksore dhe frutat e pyllit ne me shume se 70 lloje.
Sipermarrja sociale QSNNN vazhdon punen e saj në integrimin e grave dhe vajzave të përfshira në industrinë e bimeve mjeksore. Jemi shumë të lumtur se kemi të punësuara 9 gra që vije nga kategoritë në nevoje duke forcuar statusin e tyre social – ekonomike. Misioni vazhdon…
Së bashku për Komunitetin…..