Shoqëria Civile protestë kundër importit të mbetjeve: Biznes i mafies

Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar pasditen e kësaj të hëne kundër importit të mbetjeve urbane. Aktivisti Eljan Tanini u shpreh se pas projektligjit fshihet mafia e plehrave. Ai hodhi dyshimet se mbetjet mund të kenë përbërës radioaktive, një rrezik ky permament për shëndetin e popullsisë. “Kush na siguron që plehrat e importuara s’kanë mbetje radioaktive. Ne i kemi lumenjtë të ndotur me plastikë, por kjo bëhet për për të vijuar biznesin e mafias”- u shpreh Tanini. Një nga deputetët firmëtarë, Eduard Shalsi deklaroi se do të importohen vetëm mbetje të parrezikshme për t’i dhënë oksigjen industrisë ricikluese. Nismëtari i ligjit për importin e mbetjeve urbane, Eduard Shalsi, u shpreh se në Shqipëri do të vijnë ato mbetje të cilat nuk përbëjnë rrezik. Sipas tij, mbetjet e importueshme do të jenë vetëm ato që i përkasin industrisë së riciklimit. –

Artikulli paraprakDEMOSTRIMI ME I MADH MES FA DHE NATO-S NE SHQIPERI
Artikulli tjetërAVOKATI I SCHUMACHER:KAMPIONI NUK MUND TE ECE PERSERI