Shoqërohen në polici 32 tifozë të Tiranës
Policia e Tiranës ka shoqëruar 32 tifozë pas konfliktit me futbollistët e Partizanit. Të shoqëruarit janë në radhët e tifozëve të Tiranës, të cilët kundërshtuan që Partizani të zhvillojë aktivitetet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një ditë më parë, me ndërmjetësimin e Bashkisë së Tiranës, “KF Tirana” dhe “FK Partizani” kanë arritur mirëkuptimin për të përdorur ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” për ndeshjet e futbollit që këto dy skuadra do të luajnë në Tiranë.