MAÇAJ: KËRCËNIME DHE PRESIONE NGA POLICIA PËR PROTESTA TONA. Protesta e katërt radhazi e banorëve të nënshkodrës për paratë e dëmshpërblimeve nuk ka kaluar pa pasoja.
Deri tani 5 persona janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së qarkut shkodër për tu marrë në pyetje për shkak se kanë organizuar bllokimin e rrugës nacionale shkodër-tiranë. Maçaj e quan një presion dhe kërcënim nga ana e policisë në mënyrë që këto protesta të mos zhvillohen më. Pavarësisht kësaj banorët e NënShkodrës do të vijojnë të kërkojnë të drejtën e tyre. Edhe në protestat e kaluara banorët e NënShkodrës janë shprehur se policia përmes formave të ndryshme ka tentuar që të bëjë presione dhe kërcënime që protestat të mos zhvillohen gjë e cila nuk është marrë parasysh. Të përmbyturit do të vijojnë të kërkojnë paratë e dëmshpërblimeve.