Është shoqëruar në komisariat ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Së bashku me Çupin është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së në Mat, Denisa Vata. Çupi ka konfirmuar në një komunikim telefonik se ndodhet në komisariatin e Matin. Ajo theksoi se është shoqëruar nga policia pa i dhënë asnjë arsye.

Mati ka qenë sot një nga pikat më nxehta sa i përket përplasjeve të policisë me mbështetësit e opozitës, të cilët kanë kërkuar të marrin në kontroll KZAZ-të. Disa protestues dhe efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme.

Më herët ka qenë ish-deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia që është shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e ndodhura dje në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakGJYKATA HEDH POSHTË PADINË PËR SHPIFJE NDAJ TAULANT BALLËS, SHKËLZEN BERISHA: DO APELOJ VENDIMIN
Artikulli tjetërÇIPI ZBULON GRUPIN KRIMINAL SHQIPTAR, SEKUESTROHET KOKAINË E MARIJUANË