Menjëherë pas marrjes së vendimit nga Qeveria për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili i cili vetëm një ditë më parë u bë protagonist i një videoskandali seksual, ai është shoqëruar në ambientet e policisë së Dibrës dhe pritet që të ndiqet penalisht për akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”.

Shkarkimi ka ardhur pasi është konstatuar shkelje e rëndë dhe është firmosur nga kryeminstri Edi Rama si dhe disa prej ministrave. Ky vendim ka ardhur vetëm pak orë pas publikimit të videoskandalit në media ku Shukri Xhelili është shfaqur në një video në të cilën ai i kërkonte favore seksuale një vajze 20-vjeçare me pretekstin e punësimit të saj. Vajza e ka filmuar të gjithë skenën në të cilën kryetari i Bashkisë i ka kërkuar marrëdhënie intime në ambientet e zyrës dhe në një hotel në kryeqytet. Mësohet se Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga televizioni Ora Neës, ndaj kryebashkiakut Xhelili ndërsa Prokuroria e Dibrës ka urdhëruar nisjen e menjëhershme te hetimeve për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe pritet arrestimi i tij. 

Artikulli paraprakSTAR TREND – 13.05.2016
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 26 VJEÇARI, I VURI ZJARRIN SHTËPISË