Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është shoqëruar në polici mesditën e sotme.
Shoqërimi në polici i kryebashkiakut u bë pas hetimeve të prokurorisë për shpërdorim detyre, pasi janë konstatur shkelje.
Bashkë me Kryebashkiakun janë shoqëruar edhe 22 persona të tjerë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkiës Enver Hafizi.
Sipas informacioneve Frrokaj dhe personat e tjerë akuzohet për tjetërsim pronash. Ndërkohë pritet një informacion më i detajuar.
Pak ditë më parë katër ish punonjës të bashkisë së Lezhës dhe të Hipotekës janë paditur pasi akuzohen se kanë kthyer pronën e shtetit në një tokë private.