Ish-efektivi i policisë së shtetit Jeton Lami i cili u dënua me 2 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës, për vepren penale “Shpërdorim Detyre, pasi shoqeronte të shumërkuarin Ervis Martinaj pretendon pafajesi.Përmes avokatit mbrojtes, ish-agjenti i forcave operacionale e ka ankimuar vendimin e shkalles së pare në Gjykaten e Apelit Tiranë. Në kërkesë deklaron se nuk është dakort me masën e vendosur, duke pretenduar se nuk e ka konsumuar vepren penale të shpërdorimit të detyres.
Jeton Lami ishte filmuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli në Durres nën shoqërinë e Ervis Martinaj, por ai pretendon se nuk ishte në dijeni që Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Sipas tij një informacion i tillë u jepet eprorëve dhe kjo gjë nuk i është komunikuar oficerëve të tjerë.Pavarësisht se prokuroria e Lezhës ka tentuar disa herë për ta marrë në pyetje në lidhje me fatin e Ervis Martinaj Lami nuk ka pranuar të bashkëpunojë me akuzën.Ervis Martinaj 1 vit më parë u denoncua nga familjarët për humbje të kontakteve dhe deri më tani ende mbetet mister zhdukja e tij.