Përballje spektakolare ka ofruar shorti i hedhur për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Ndeshje më interesante pas shorti që u hodh në Nion të Zvicrës është ajo mes Bayern Munchen dhe Real Madrid. Trajneri i gjermanëve Carlo Ancelotti do të provojë të përballet ndaj të shkuarës së tij dhe për të kërkuar për të eleminuar ish-skuadrën që drejtoi, galaktikët e trajnerit Zinedin Zidane. Ironia e fatit ka ndjekur pas Juventusin. “Zonja e Vjetër” e Italisë do të ketë sfidën çerekfinale përballë Barcelonës. Katalanasit, një ekip i frikshëm pas atij skualifikimi historik që i bën Parisit mund të ndjehen më me shumë fat në këtë short të çerekfinaleve. Atletico Madrid, skuadra tjetër e Spanjës do të presë ndeshjen ndaj Leiçester. Anglezët që bënë historinë sezonin e kaluar këtë sezon nuk janë të njëjtët edhe pse Atletico duhet t’i ruhet ndonjë surprise të pakëndshme nga Leiçester. Gjermanët e Borossia Dortmund do të përballen me Monakon, ekipi që i dha leksion Pep Guardiolës në atë eleminim të papritur. Me 11 dhe 12 prill janë ndeshjet e parë ndërsa takimet e kthimit zhvillohen me 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve luhen me 2/3 dhe 9/10 maj ndërsa finalja e madhe në stadiumin kombëtar të Uellsit do jetë me 30 qershor.

Artikulli paraprakALBANIAN ICT AWARDS PËR TRETIN VIT NË SHKOLLËN AUSTRIAKE
Artikulli tjetërKULT – IRENA MEHILLI