Është hedhur sot në Nion të Zvicrës, shorti i eliminatoreve të Europianit 2021 të 21-vjeçarëve. Goglat janë treguar të pamëshirshme teksa kanë vënë përballë njëra-tjetrës Kombëtaren Shpresa të Alban Bushit dhe përfaqësuesen U-21 të Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në Grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që kuqezinjtë të përballen me dardanët në një kompeticion zyrtar, shkruan PanoramaSport.
Kujtojmë që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën. “Vllazërorja” e 21-vjeçarëve, do të pritet me mjaft kureshjte, teksa “rivaliteti” i ndezur në distancë ka kohë që ka nisur.
Grupi 3
Angli
Austri
Turqi
Kosovë
Shqipëri
Andorrë