Dortmund ishtë skuadra që Jurgen Klopp deshi të shmangte në çerekfinale të Europa Leagues, por trajneri karizmatik do të rikthehet në Gjemani për t’u përballur me ish-skuadrën e tij.
Një short i vështirë për Liverpool, duke pasur parasysh edhe formën në të cilën po kalojnë verdhezinjtë, ose se sa me lehtësi e kaluan Tottenhamin në raundin e 1/16-ve.Megjithatë, “të kuqtë” kanë humbur vetëm njërën prej 12 ndeshjeve të fundit ndaj kundërshtarëve gjermanë, ndërsa me Klopp në stol shpresat për gjysmëfinale rriten akoma më tepër. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vuri përballë njëra tjetrës edhe Athletic Bilbao me Sevillen. Ndërkohë, Villarreal do të përballet me Spartën e Pragës