Shorti i “Final Four” ishte në fokusin e diskutimit në emisionin “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Saimir Patushi, në lidhje direkte, si edhe Altin Xhahysa dhe Admir Uruçi në studio, komentuan rreth ndeshjes gjysmëfinale që Vllaznia do të ketë ndaj Egnatias.
Në këtë emision, hapësirë kishte edhe Vllaznia e femrave që u shpall kampione për herë të 11-të, por edhe suksesi i Basanias, ku të ftuar në studio ishin dy presidentët e këtyre dy ekipeve, Lazër Matija dhe Ermir Shimaj.
“Star Sport” në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.