Përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nisin hedhjen e shortit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme për efekt të Vettingut.
Komisionerët do të përzgjedhin nga 5 dosje për secilin nga përfaqësuesit e akuzës. Shorti që do të hidhet për të 11 prokurorët mësohet se po ndiqet nga kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo. Po ashtu mësohet se në fund të muajit pritet të publikohen dhe rezultatet e para për dosjet që tashmë kanë hyrë në procesin e verifikimit prej muajit dhjetor.
Emrat e prokurorëve në short Artur Selmani, Kosta Beluri, Arqile Koça, Adnand Xholi, Thoma Jano, Arben Kraja, Anila Leka, Sokol Stojani