NYON, SWITZERLAND - JANUARY 25: A view of the trophy during the UEFA Nations League finals draw at the UEFA Headquarters, The House of the European Football, on January 25 2023, in Nyon, Switzerland. (Photo by Kristian Skeie – UEFA/UEFA via Getty Images)

Me objektivin e vetëm suksesin dhe ngjitjen sa më lart të jetë e mundur, Shqipëria mëson rivalët në Paris në orën 18:00, për edicionin e ri të UEFA Nations League 2024-2025. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në Ligën B, në vazon e 3-të, ashtu sikur edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Natyrisht, frika më e madhe është te vazo e parë, e cila rezervon kundërshtarë mjaft të vështirë. Njëra prej Austrisë, Ccekië, Anglisë ose Uellsit do të përballet me ekipin e Sylvinhos. Kundërshtarë të pranueshëm në vazon e dytë, teksa gjenden: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia. Në vazon e katërt do “peshkojmë” njëren nga Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani. Ndeshja e parë është programuar me 5-7 shtator, ndërsa e gjashtë është 17-19 nëntor.

Ky sezon i Nations League vjen me risi. Deri më tani në turneun final shkonin vetëm fituesit e grupeve të ligës A dhe nga ky sezon do të mbahet faza me eliminim direkt, në të cilën shkojnë dy skuadrat e para nga secili grup. Nations League shihet si një mundësi e mirë për shumë Kombëtare për të treguar veten dhe për të njohur rritje si Përfaqësuese në nivel ndërkombëtar. Synimi i Shqipërisë është fitimi i Ligës, për të kaluar më pas në Ligën A.

Ligat dhe vazot
Liga A
Vazo 1: Spanja, Kroacia, Italia, Holanda
Vazo 2: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari
Vazo 3: Zvicër, Gjermani, Poloni, Francë
Vazo 4: Izrael, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Skoci

Liga B
Vazo 1: Austri, Çeki, Angli, Uells
Vazo 2: Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji
Vazo 3: Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Mali i Zi
Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani

Liga C
Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu
Vazo 2: Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe
Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro
Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar*, Estoni, Letoni

Liga D
Vazo 1: Lituani/Gjibraltar*, Moldavi
Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni

Artikulli paraprakRAMA NË LUKSEMBURG: SHQIPËRIA E KA BËRË ZGJEDHJEN E SAJ!
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HYRJE TË QYTETIT TË SHKODRËS