Banorët e njësisë administrative të Shoshit ishin të radhës që i dhanë garancinë e fitores kandidatit të koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia. Gjatë takimit të zhvilluar me to, kandidati Spahia u njoh me problematikat që ka zona, ku shqetësim mbetet mungesa e investimeve që ka sjell shpopullimin e kësaj krahine në tërësi.

Të bashkuar siç kemi ditur të jemi edhe në kohë më të vështira, ta përmbyllim këtë mision me fitoren tonë, pasi në lojë nuk është fati i një bashkie, por i demokracisë shqiptare, ishte mesazhi që ndau me banorët kandidati Spahia

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit, edhe më shumë rritet mbështetja për kandidatin Bardh Spahia nga banorët e bashkisë së Shkodres, duke qënë të bindur se zgjedhja më e mirë për ta është vota për koalicionin “Shtëpia e lirisë”.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TREGTARËT: DY DITË PA ASNJË SHITJE
Artikulli tjetërMAJLINDA ANGONI: JO MË POLITIKE ME BASHKINË SHKODËR