Vllaznia ka prerë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi Erzenin. Këta të fundit fituan 2-1 në aktin e parë, por sonte në “ Loro Boriçi”, shkodranët triumfuan 6-1. Në minutën e 13-të, Esat Mala mori një top të bukur nga krahët, e nga fare pranë portës ia doli të zhbllokojë takimin.
Në minutën e 38-të, Atanda “tradhtoi” ekipin nga Shijaku, teksa pas një ndërhyrje ndaj Grudës, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Në superioritet numerik, ekipi i Osmanit gjeti edhe golin e dytë me anë të Bekim Balaj. Erzeni u fut në lojë në pjesën e dytë, i ndihmuar nga një autogol i Stojanovic. Pavarësisht rasteve, nuk pati më gol brenda 90 minutash, me ekipet që iu drejtuan shtesës.
Festa te Vllaznia u ndez në minutën e 97-të, atëherë kur me kokë u koordinua më mënyrë perfekte Bruno Gomes. Në të 106-tën, Bekim Balaj “vulosi” një herë e mirë kualifikimin e Vllaznisë për në gjysmëfinale. Në fund, pati kohë edhe për dy gola të tjerë të Gomes.