KËSHILLI PROPOZON QË TË MIRATOHEN SHPËRBLIME FINANCIARE.Klubi shumë sportësh Vllaznia, si çdo vit ka përzgjedur 10 sportistët më të mirë për vitin 2014. Këtë herë prezantimi ka qenë përpara Këshilltarëve të Bashkisë së Shkodrës.

Përpara se të shpërndahen çërtifikatat vlerësuese, Këshilltarët kanë bërë disa propozime konkrete që këtë vlerësime të shoqërohen dhe me një vlerë financiare. Këtë vit, klubi shumë sportësh ka përzgjedhur nga një sportist për sport. Përveç, kësaj janë vlerësuar dhe sportistët të rinj në moshë, të prespektivës dhe trajneri më i mirë. Në peshëngritje është vlerësuar Erkand Qemiraj. Në atletikë, Izmir Smajlaj. Në basketboll, Gjon Ndoja. Në volejboll të meshkujve, Anton Qafarena. Në volejboll për femra, Klaudia Petëza. Në atletikë, femra, Oneda Reçi. Në xhudo, Aurora Shkoza. Në boks, Kristian Demaj. Në Çiklizëm, Bruno Kola. Në mundje, Qamil Bajrami, dhe si sportisti i ri i prespektivës është përzgjedhur atleti Gledis Halluni. Ndërsa trajneri më i mirë, Vildan Tufi. Ky është aktiviteti i përvitshëm që realizon klubi shumë sportësh Vllaznia. Ndërsa vitin tjetër në qoftëse do të merret parasysh nga Bashkia Shkodër për të gjithë do të ketë dhe shpërblime financiare. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/ZobtIPH4U50″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPRESIDENTJA E KOSOVËS NË FJALIMIN E FUNDVITIT
Artikulli tjetër“MARK LULA” NË PRITJE TË INVESTIMEVE