Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim të akuzuarit në rastin e njohur si “Medicus”, për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.

Pronarit të klinikës, mjekut Lutfi Dervishit iu shqiptua dënimi me 7 vjet e gjashtë muaj burgim si dhe 8 mijë euro gjobë, kurse të akuzuarit Sokol Hajdini iu shqiptua dënimi me 1 vit burgim.

Kryetarja e trupit gjykues, Franceska Fischer, gjashtë leximit të vendimit tha se Lutfi Dervishi ka qenë pjesëmarrës në disa operacione të transplantimit, pavarësisht se ai e kishte ditur se klinika “Medicus”nuk kishte leje për transplantim. Këto veprime, sipas trupit gjykues, ishin kryer pavarësisht se transplantimi ka qenë i ndaluar.

Gjyqtarja Fischer, duke arsyetuar vendimin, ka thënë se Lutfi Dervishi në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit dhe keqpërdorimit të pozitës së ndjeshme kanë rekrutuar së paku shtatë persona, të cilët i kanë strehuar dhe operuar në klinikën “Medicus”.

Sipas gjykatës, kjo ishte bërë për arsye të marrjes së veshkave, të cilat pas marrjes u janë transplantuar personave pranues.

Artikulli paraprak“VLLAZNIA” FIGURAT E NJOHURA: “TURP I MADH”
Artikulli tjetërGRABITEN GJATË NATËS DOKUMENTAT NË PROKURORINË E DURRËSIT