Shpallen fituesit e çmimeve Kult Petro Zheji, çmim special për shqipen

Mbrëmjen e së enjtes u zhvillua një nga eventet më të veçanta që arrin të bashkojë të gjitha zhanrte e artit shqiptar për garen e ccmimeve kult. Mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Kult për të dymbëdhjetin vit radhazi, shpalli fitues personat më të mirë në fushën e artit. Eventi i madh u zhvillua në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse. Aktorë, këngëtarë, autorë librash, instrumentistë, balerinë e artistë të artit pamor dhe jo vetëm, përshkuan tapetin e kuq të Çmimeve Kult. Emra të shumtë të artit dhe kulturës shqiptare si: Irma Libohova, Rosela Gjylbegu, Marsela Çibukaj, Qëndrim Rijani, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Armando Likaj, Rozi Kostani e shumë të tjerë ishin pjesë e eventit madhështor të ndarjes së Çmimeve Kult. Mbrëmja Gala u transmetua LIVE në Radio Televizionin Shqiptar, nën prezantimin e aktorit të njohur që në fëmijëri për rolin e tij tek filmi “Beni ecën vetë” Erion Mustafaraj. Gjatë mbrëmjes u shpallën emrat e fitueseve të 12 kategorive mes të cilëve u nda edhe Çmimi Special, i cili shkoi për Petro Zhejin, për trilogjinë “Shqipja dhe sanskritishtja”. Çmimi Libri Artistik i Vitit i shkoi autorit Parid Teferiçi me botimin me poezi “Largësi Ideale”. Çmimi Libri i përkthyer i Vitit shkoi për Edit Dibra me Përkthimin e librit “Robinja” i Marcel Proust. Ndërsa çmimin Libri Studimor i Vitit e fitoi Aurel Plasari me “Shqipëria Dhe Shqiptarët Në Europën E Piu Ii”. Kënga më e Mirë e Vitit padyshim u shpall “Akoma Jo” e Aurela Gaçes. Interpretuesi Lirik më i mirë i vitit u shpall soprano Eva Golemi me rolin e ‘Mimi’ tek “La Bohème”. Merita Rexha, mori trofeun e Instrumentistit më të mirë të vitit 2015 me ‘Duo për piano dhe violinë’. Çmimi Balerina e Vitit iu dha Adela Muçollarit me rolin e Sylphide tek shfaqja “La Sylphide”. Shfaqja teatrale “Doktor Shuster” arriti të marrë tre trofe. Regjia e Vitit ju dha regjisorit të kësaj shfaqjeje Qëndrim Rijani, çmimi Aktorja më e mirë e vitit ju dha Zamira Kitës, me rolin e Rolin E Divna, Motra E Doktorit Tek “Doktor Shuster”, si dhe padyshim nuk mund të ndodhte ndryshe, çmimin aktori më i mirë i vitit ju dha Sotiraq Bratkos me rolin e “Doktor Shuster”. Çmimin Artisti Pamor i Vitit e fitoi Lekë Tasi me Me Ekspozitën “Satirë Në Sheshin Skënderbej”. Çmimi Special ju dha Petro Zhejit me triologjinë “Shqipja dhe sanskritishtja”. Këtë çmim e dha Administratori i Akademisë Kult, Ylli Sula. Çmimin për Petrit Zhejin e mori i biri i tij Artur Zheji, i cili u shoqërua nga i biri dhe e bija. Akademia KULT solli për të dymbëdhjetin vit radhazi ceremoninë unike të ndarjes së çmimeve KULT, event ku u kurorëzuan me çmime më të mirët e vitit që lamë pas. Që prej vitit 2005, Çmimet KULT janë shndërruar në një traditë unike dhe pikë e rëndësishme referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore dhe artistike më të arrira të vitit.

Artikulli paraprakMONITORIMI I KUMARIT, QEVERIA KËRKON KOMPANI PRIVATE
Artikulli tjetërZHDUKJA E TË RIUT,NËNA DENONCON PAS GJASHTË MUAJSH