Reforma në drejtësi – Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Janë bërë publik edhe emrat e kandidatëve zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në përfundim të procesit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë: Nga Gjykata e Lartë: Artan Zeneli – Gjykata e Lartë Medi Bici – Gjykata e Lartë Nga Gjykatat e Apeleve: Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Besim Trezhnjeva – Gjykata e Apelit Durrës Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore: Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Artan Laze – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Astrit Faqolli – Gjykata e Rrethit Tirane Bledar Abdullai – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Brunilda Kasmi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Artikulli paraprakSHQIPTARI NDALOHET NË ITALI PËR TERRORIZËM, JA ÇFARË I BËRI FACEBOOK
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA E ROMËS NËN HETIM AKUZOHET PËR SHPËRDORIM DETYRE