Policia e Kurbinit ka shpallur ne kerkim tre persona si autore te dyshuar te vrasjes se dy kusherinjve Kelvin dhe Erjon Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjec.3 identitetet e personave te dyshuar te ekzekutimit te dy te rinjeve, jane Markel Bushi dhe Vincens Bushi, ndersa ne kerkim eshte dhe 23-vjeçari Manuel Bushi, nderkohe qe burimet bejne me dije se Markeli dhe Manueli jane vellezer mes tyre.
Sakaq Policia ne njoftimin e saj zyrtar per ngjarjen thote se vrasja ka ndodhur per shkaqe banale, edhe pse burime te sigurta bejne me dije se mes te rinjve dyshohet se ka pasur nje perplasje per pazare droge.Lokali ku ka ndodhur ngjarja mbremjen se dieles quhet “KF Laçi”, shume prane me rajonin te policise se Laçit. Ky ambient eshte i njohur ne qytet per konflikte te tilla te cilat jane te herepashershme, ndekohe qe qytetaret jashte kamerave shprehen se ky ambjent eshte shume problematik sa i takon konsumimit te hashashit.
Njeri nga viktimat, Kelvin Jushi qe u vra mbreme ne Laç ishte nje person i njohur, ai kishte qene futbollist i disa ekipeve, Ndersa lokal “KF Laçi” ne qender te Laçit ishte ne pronesine e tij. Gjithashtu 30 Vjacari Jushi kishte miqesi edhe me aktorin e njohur te humorit, Bes Kallaku, pasi edhe ky i fundit ka luajtur me Mamurrasin.
Por si nisi sherri mes vellait te Markel Bushit, Manuelit dhe dy viktimave Joni (Erjon) Jushi 35 vjeç dhe Mikel (Kelvin) Jushi 30 vjeç. Teksa ishin te ulur ne nje kafe qe njihet se frekuentohet nga persona me precedentë penale, mbremjen e kaluar rreth ores 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit, dy kusherinjteë Jushi kane debatuar me Manuel Bushin. Pas debateve te forta brenda ne lokal te rinjte kane dale jashte per t’u sqaruar, por konflikti ka agravuar dhe autoret kane nxjerre armet.
Sapo kane pare kete gje, viktimat kane tentuar te largoheshin me vrap, por autoret i kane ndjekur per rreth 100 metra Mikel dhe Erjon Jushin duke i qelluar me breshëri plumbash. Nderkohe per njerin nga viktimat jane zbuluar te dhena per te shkuaren kriminale te Markel Bushit, qe njihet edhe si i forti i Laçit. Ne 17 tetor te vitit 2017,
Markel Bushi iu pergjigj me bresheri plumbash efektiveve te policisë se Laçit dhe atyre te Kurbinit te cilet zhvilluan nje operacion per t’a kapur. Prej 7 vitesh, Markel Bushi ishte ne kerkim nga policia per vjedhje, por kjo nuk e pengonte qe ai te vijonte te bente jeten e tij si nje qytetar normal.