Një burrë i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasje në vitin 1982 është liruar javën e kaluar, pas një krahasimi të gjurmëve të gishtave.
Archie Williams u lirua të enjten pasi një komisar në një gjykatë ne Luiziana vërtetoi pafajësinë e tij pas 36 vitesh burg.
Në vitin 1995, Williams i kërkoi ndihmë organizatës Innocence Project. Atëherë ai ishte vetëm 35 vjeçe. Dhe ai doli nga burgu në moshën 58 vjeçare.
Hetuesit në një laborator krimi vendosën shenjat e gishtave të mbledhura në vendin e ngjarjes në një bazë të dhënash kombëtare. Pas disa orësh shenjat e gishtave u përshtatën me ato të një përdhunuesi serial.
Por lirimi i tij erdhi pas pothuajse 4 dekadash, kur një grua u përdhunua dhe u ther në shtëpinë e saj në Baton Rouge, La. Williams shkoi në burg për krimin edhe pse dihej gjatë gjykimit se shenjat e gishtave nuk ishin të tijat.