Pas firmosjes së dorëheqjes disa ditë më parë, të Nard Ndokës, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpalljen e vendit vakant të deputetit.
Kështu, KQZ më tej do të njoftojë kandidatin pasues në listën e zgjedhjeve të 2017-ës, për të marrë mandatin e deputetit.
Më herët, 4 kandidatë të LSI-së, pranuan mandatin e deputetëve të dorëhequr nga kjo forcë politike, ku sot në mbledhjen e KQZ-së, ju kalua zyrtarisht mandati pas verifikimit të formularëve të tyre të vetëdeklarimit.
Ata do të betohen si deputetë të rinj të opozitës, në seancën plenare të së martës. Narnd Noka e firmosi më vonë se kolegët e tij të djathtë dorëheqjen, për shkak se ndodhej jashtë Shqipërisë.
Ndërsa nuk pranuan të dorëhiqen nga mandati, Mylsim Murrizi i PD-së, Lefter Koka i LSI-së, dhe Rudina Hajdari e cila ende nuk e ka firmosur dorëheqjen dhe ka dhënë sinjalet se nuk do ta ndërmarrë një vendim të tillë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk hezitoi t’i quajë tradhtarë kandidatët e partisë së saj që dolën kundër vendimit të LSI-së, duke pranuar mandatin e deputetit.
KQZ do të thërrasë një nga një të gjithë kandidatët në listat e opozitës, për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr. Do të quhen të përjashtuar nëse 10 ditë nga thirrja nuk dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit.