Pas vendimit të Rusisë për të ndaluar Boris Johnson dhe politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend, ka reaguar Britania e Madhe.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar i ka thënë Guardian:

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën.”

Artikulli paraprakSHQIPËRIA U-16 SHKËLQEU NË UEFA DEVELOPMENT, FLET MEMA: PRESIM SHUMË NGA KY BREZ, KEMI EVIDENTUAR DISA LOJTARË
Artikulli tjetër“PO FLINTE JASHTË NË ACAR”/ GJENDET PAS 3 VITESH I HUMBUR 19-VJEÇARI AUTIK. SI U STREHUA NË PIKËN E KARBURANTIT