Shpallja e Martireve dhe firmosja e dekretit nga Papa Francesku, nuk ka kaluar pa vemendje as nga drejtuesit vendore ne Shkoder.
Kryetarja e Keshillit te Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli, i ka derguar nje leter falenderimi, nunc8it apostolik ne Shqiperi, dhe Arqipeshkvit te Dioqezes Shkoder – Pult, Mons Angelo Massafra. Ne kete leter zonja Bardeli shkruan: “Kam ndjere shume emocion kur mora lajmin e mire, qe Shenjteria e Tij, Papa Frangesku, diten e merkure 27 Prill 2016, ka shpallur dekretin e lumturimit te 38 martireve te Kishes Katolike.Kjo ngjarje e jashtüzakonshme jo vetem pér komunitetin e qarkut te Shkodres, por per mbare vendin e me gjere, na sjell ne nje moment reflektimi dhe vleresimi, per guximin, atdhe- dashurine qe keto patriote dhe intelektuale demonstruan para nje regjimi represiv qe i dhunoi shqiptareve lirine e ndergjegjes, duke i shkaktuar shume vuajtje, larg çdo imagjinate. Por sot bindemi se dashuria e tyre ishte me e forté se urrejtja e kunddrshtarit, e se çdo dhune eshte e pafuqishme pasi nuk ndalon dot dashurine per jetuar deri ne heroizem, nuk shuan dot deshiren per liri, te cilen keta martin nuk e tradhtuan asnjehere.” Lajmi i firmosjes se martireve, nga Vatikani, u be publik nga Arqipeshkvi i dioqezes Shkoder – Pult pak dite me pare, nje lajm qe i jep vlere ketij qyteti, por ne pergjithesi mbare kombit shqiptar.